Pyetja 1/30

Testi 30

Në prani të sinjalit në figurë ndalohet qëndrimi i mjetit, si në afërsi ashtu dhe përgjatë kalimit në nivel pa pengesa.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon kufirin e shpejtësisë së lejuar për të gjithë mjetet.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon fillimin e qarkullimit në rreshta paralelë.

Lista e testeve

Sipas sinjalistikës në figurë lejohet parakalimi edhe në kthesë.

Lista e testeve

Sipas sinjalistikës në figurë, korsia B lejon të vazhdohet vetëm drejt.

Lista e testeve

Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore, si në figurë, ndalon kthimin majtas të mjeteve përballë tij.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit duhet të zvogëlojë shpejtësinë e lëvizjes së mjetit në vende ku shikon vija gjatësore të ndërprera.

Lista e testeve

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të ngadalësohet jashtë qendrave të banuara.

Lista e testeve

Në rast moti të keq, para nisjes duhet të pastrohet mirë xhami i përparmë dhe xhamat që i nevojiten drejtuesit të mjetit për shikueshmërinë e nevojshme.

Lista e testeve

Fenomeni i humbjes së kontaktit të gomave me asfaltin e lagur ndeshet më pak kur lëvizim me goma të konsumuara.

Lista e testeve

Në figurë tregohet që mjeti O e ka kaluar në rregull kryqëzimin.

Lista e testeve

Kur duam të ndryshojmë korsi, duhet të sigurohemi që mjetet para dhe prapa nuk kanë sinjalizuar për fillimin e së njëjtës manovër.

Lista e testeve

Situata e paraqitur në figurë tregon se çdo mjet ka krahun e djathtë të zënë.

Lista e testeve

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, radha e kalimit të mjeteve është: S, B, L, D.

Lista e testeve

Ndalohet parakalimi në të përpjetat e kurrizeve të rrugës, në rrugët me një korsi për çdo sens lëvizje.

Lista e testeve

Kur parakalojmë një varg mjetesh, distanca e parakalimit zmadhohet në krahasim me parakalimin e një mjeti të vetëm.

Lista e testeve

Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut vendoset mbi ngarkesën që mund të ketë rënë në karrexhatë.

Lista e testeve

Sistemet mbrojtëse për fëmijët përdoren vetëm gjatë qarkullimit në rrugët interurbane dhe autostrada.

Lista e testeve

Gjatë dhënies së ndihmës së parë duhet të shmanget çdo ndërhyrje e gabuar.

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit mund të shkaktojë gjendjen e gjumit dhe mundësinë e aksidenteve.

Lista e testeve

Sinjali në figurë paralajmëron se qyteti më i afërt është qyteti i Fierit.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon mënyrën si përdoren korsitë përbërëse të karrexhatës.

Lista e testeve

Kufizuesit në figurë tregojnë afrimin në një kryqëzim në formë “T“-je.

Lista e testeve

Paneli plotësues në figurë tregon një zonë ku pushimi i mjetit përbën një pengesë të madhe për qarkullimin.

Lista e testeve

Qëndrimi i mjetit lejohet, si rregull, përgjatë krahut të djathtë të karrexhatës.

Lista e testeve

Kur parkojmë duhet që mjetin ta pozicionojmë sa më afër bordurës së trotuarit, për të mos penguar qarkullimin.

Lista e testeve

Simboli në figurë bëhet i dukshëm në kroskot kur dinamoja nuk çon rrymë te bateria.

Lista e testeve

Pajisjet e sinjalizimit zanor (boritë) mund të përdoren pa ndërprerje nga automjetet e ndihmës së shpejtë edhe kur janë jashtë shërbimit.

Lista e testeve

Për çdo mjet, që tejkalon mbi 10 ditë afatin e paraqitjes në qendrat e kontrollit teknik, paguhet një gjobë prej 1000 (njëmijë) lekësh.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit duhet të përdorë syze optike ose aparate të tjera gjatë drejtimit të mjetit, vetëm në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore.

Lista e testeve