Pyetja 1/40

Testi 80

Në prani të sinjalit në figurë ndalohet ndryshimi i sensit të lëvizjes së mjetit.

Lista e testeve

Sinjali i shoqëruar me panelin plotësues, si në figurë, paralajmëron se pas 150 metrash ndodhet një urë e lëvizshme.

Lista e testeve

Në prani të sinjalit në figurë ndalohet që një motor ose ciklomotor të parakalojë një autoveturë.

Lista e testeve

Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e mjeteve që tejkalojnë lartësinë 3.5 metra.

Lista e testeve

Sinjali në figurë është sinjal i drejtimit të detyruar majtas.

Lista e testeve

Sinjali në figurë paralajmëron një kryqëzim të rrezikshëm.

Lista e testeve

Sinjali në figurë detyron të ndalosh në një pikë doganore.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon se në kryqëzimin që po afrohemi, ndalohet kthimi nga e djathta.

Lista e testeve

Sipas sinjalistikës në figurë, parakalimi u lejohet vetëm mjeteve që e kanë vijën e ndërprerë në krahun e majtë.

Lista e testeve

Sinjalistika horizontale, e paraqitur në figurë, tregon që mjetet me shpejtësi më të vogël duhet të zënë korsinë sa më majtas.

Lista e testeve

Trekëndëshi i verdhë i ndezur, i semaforit në figurë, detyron të gjitha kategoritë e mjeteve të ndalojnë.

Lista e testeve

Fenerët e tipit A, të paraqitur në figurë, kur pulsojnë detyrojnë që mjetet të lëvizin me kujdes të veçantë.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë duke pasur parasysh vetëm sigurinë e personave që transportohen.

Lista e testeve

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet ngadalësuar në kthesa.

Lista e testeve

Largësia e sigurisë ndërmjet mjeteve është një distancë fikse, e pandryshuar.

Lista e testeve

Kur lëvizet në rrugë të mbuluara me dëborë, duhet që në pjerrësitë zbritëse të ruajmë lëvizje sa më të njëtrajtshme (sa më uniforme).

Lista e testeve

Sipas sinjalistikës në figurë, ndalohet që mjeti të kryejë manovrën e kthimit në vend.

Lista e testeve

Kur i afrohemi një kryqëzimi, duhet të kemi kujdes vetëm për automjetet që vijnë nga e djathta.

Lista e testeve

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet kalojnë sipas radhës: N, D, A.

Lista e testeve

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, çdo mjet duhet të ndalojë në qendër të tij.

Lista e testeve

Ndalohet parakalimi në karrexhatat e rrugëve me një sens lëvizje për qarkullimin.

Lista e testeve

Për të kryer manovrën e parakalimit duhet të sigurohemi që fuqia e motorit të mjetit tonë është më e madhe se ajo e mjetit që duam të parakalojmë.

Lista e testeve

Qëndrimi në korsinë e emergjencës në autostrada lejohet në rastet kur mjeti ka defekt, që e bën të pamundur vazhdimin e lëvizjes.

Lista e testeve

Mjeti që tërheq një mjet në avari (me defekt) duhet të përdorë vazhdimisht sinjalizimin zanor (boritë).

Lista e testeve

Kutia e ndihmës së shpejtë bën pjesë në sistemet e pajimit të motomjeteve.

Lista e testeve

Sistemet mbrojtëse për fëmijët përdoren vetëm gjatë qarkullimit në rrugët interurbane dhe autostrada.

Lista e testeve

Në rast se nga një aksident rrugor ka të plagosur, drejtuesi i mjetit duhet të njoftojë shërbimet e Policisë Rrugore për të vëzhguar rrethanat e ngjarjes.

Lista e testeve

Në rast aksidenti, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë për të mbrojtur një të plagosur, që nuk mund të lëvizet nga rruga.

Lista e testeve

Kur i dëmtuari paraqet gjendje shoku duhet të shtrihet me gjymtyrët e poshtme të ngritura nga trupi.

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit mund të shkaktojë gjendjen e gjumit dhe mundësinë e aksidenteve.

Lista e testeve

Në zonën urbane këmbësore mund të qarkullojnë ciklomotorët.

Lista e testeve

Sinjali në figurë u tregon drejtueseve të mjeteve se janë duke dalë nga territori i Tiranës.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon detyrim për kthim nga e djathta.

Lista e testeve

Paneli plotësues në figurë tregon se mund të gjendemi në trafik me lëvizje të ngadaltë të mjeteve.

Lista e testeve

Para se të zbresim nga mjeti, duhet të sigurohemi nëpërmjet pasqyrave, për të shmangur rreziqet e mundshme.

Lista e testeve

Simboli në figurë bëhet i dukshëm në kroskot kur janë të ndezura dritat e pasme për mjegullën.

Lista e testeve

Një nga kushtet për t'u pajisur me lejedrejtimi është që kandidati të ketë mbushur moshën 21 vjeç, për të drejtuar autovetura me (8+1) vende.

Lista e testeve

Sigurimi i detyruar i mjeteve rrugore përjashton nga detyrimi i dëmshpërblimit infrastrukturën rrugore, kur e dëmton atë.

Lista e testeve

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor zvogëlohet duke vendosur bagazhe sipër mjetit.

Lista e testeve

Sistemi kundër bllokimit të rrotave (ABS) nuk aktivizohet në kthesa.

Lista e testeve