Pyetja 1/40

Testi 44

Sinjali si në figurë paralajmëron rrugë të deformuar për shkak të punimeve.

Lista e testeve

Sinjali, i shoqëruar me panelin plotësues, tregon se gjatësia e bankinës së dëmtuar është 2.8 km.

Lista e testeve

Sinjali në figurë lejon qarkullimin e biçikilistëve.

Lista e testeve

Sinjali në figurë lejon pushimin e mjeteve me motor me dy rrota.

Lista e testeve

Sinjali në figurë paralajmëron një detyrim për t’u kthyer djathtas.

Lista e testeve

Sinjali në figurë detyron drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë sipas drejtimit të shigjetave.

Lista e testeve

Sinjali në figurë të detyron të ndalosh dhe të japësh përparësi vetëm nga e djathta.

Lista e testeve

Sinjali në figurë paralajmëron një kryqëzim ku duhet të japësh përparësi.

Lista e testeve

Sinjalistika në figurë tregon se nëse janë të zëna korsitë e lëvizjes, mjetet mund të qarkullojmë në korsinë e rezervuar.

Lista e testeve

Në rrugën interurbane, si në figurë, mund të parakalohet si nga krahu i majtë ashtu dhe nga krahu i djathtë.

Lista e testeve

Kur drita e verdhë e semaforit pulson (fiket e ndizet), drita jeshile dhe drita e kuqe e semaforit janë të fikura.

Lista e testeve

Në sinjalin si në figurë, feneri i tipit C tregon një pistë biçikletash.

Lista e testeve

Përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, shpejtësia maksimale e lejuar për autokarrot në rrugë interurbane është 70 km/orë.

Lista e testeve

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet ngadalësuar në kthesa.

Lista e testeve

Largësia e sigurisë ndërmjet mjeteve varet nga gjendja e rrugës (nga pjerrësia e rrugës, kushtet e trafikut, kushtet atmosferike, etj.).

Lista e testeve

Kur lëvizim me mjet në rrugë me akull, është e nevojshme të frenohet energjikisht.

Lista e testeve

Sipas sinjalistikës në figurë, mjeti B, nëse kthehet djathtas, duhet të ndezë sinjalin e djathtë, pas kthimit.

Lista e testeve

Kur lëvizim në një karrexhatë me një sens lëvizjeje, kthimi nga e majta kryhet si rregull duke lënë qendrën e kryqëzimit në të djathtën tonë.

Lista e testeve

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti R kalon i pari.

Lista e testeve

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet D dhe L mund të kalojnë njëkohësisht të parët.

Lista e testeve

Ndalohet parakalimi i autobusëve të shërbimit të linjës urbane.

Lista e testeve

Kur parakalojmë një varg mjetesh, distanca e parakalimit zmadhohet në krahasim me parakalimin e një mjeti të vetëm.

Lista e testeve

Kur këmbimi i mjeteve është i pamundur mjeti, që ka në sensin e tij pengesën, duhet të shtojë shpejtësinë për të kaluar sa më shpejt atë.

Lista e testeve

Tërheqja e një mjeti në avari (me defekt) mund të bëhet me zinxhirë çeliku të fortë.

Lista e testeve

Kontrolli teknik ka të njëjtin afat kohor vlefshmërie për të gjitha mjetet rrugore, pavarësisht llojit dhe destinacionit.

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për të vënë rripat e sigurimit ushtarakët e forcave të armatosura.

Lista e testeve

Pas një aksidenti rrugor që ka vetëm dëme materiale, duhet të njoftohen organet përkatëse, në pamundësi të zhvendosjes së mjetit dhe t'i presim në vendin e ngjarjes.

Lista e testeve

Mjeteve që levizin në drejtim të një segmenti rrugor, ku ka ndodhur nje aksident, u duhet sinjalizuar rreziku duke përdorur vetëm boritë.

Lista e testeve

Nëse i dëmtuari ka një trup të huaj në një sy, duhet të mbulohet syri me garzë të pastër dhe me kujdes, pa e nxjerrë trupin e huaj.

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit zvogëlon aftësitë e përqendrimit në drejtimin e mjetit.

Lista e testeve

Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e këmbësorëve.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon që lumi është i pambrojtur nga prita.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon punime rrugore në karrexhatë.

Lista e testeve

Paneli plotësues në figurë tregon praninë e makinave pastruese të borës në rrugë.

Lista e testeve

Ndalohet qëndrimi i mjetit, për të hipur e zbritur pasagjerët, në orët e natës.

Lista e testeve

Simboli në figurë bëhet i dukshëm në kroskot kur rezistenca termike e xhamit të pasmë është në funksion.

Lista e testeve

Me lejedrejtimi të kategorisë A lejohet të drejtosh motorë dhe motomjete të tjerë me fuqi më të madhe se 15 kw.

Lista e testeve

Sigurimi i detyruar i mjeteve rrugore përjashton nga detyrimi i dëmshpërblimit infrastrukturën rrugore, kur e dëmton atë.

Lista e testeve

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor pakësohet kur zëvendësohet filtri i ajrit me një të ri.

Lista e testeve

Për të rritur sigurinë në qarkullim duhet të kontrollohet vazhdimisht gjendja dhe funksionimi i pajisjes së shuarjes së zhurmave.

Lista e testeve