Pyetja 1/40

Testi 10

Në prani të sinjalit në figurë duhet të tregojmë kujdes për të shmangur përplasjen me trenin.

Lista e testeve

Në prani të sinjalit në figurë duhet të ulni shpejtësinë, sepse mund të zvogëlohet sipërfaqja e kontaktit të gomave me rrugën.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon fillimin e një zone ku është e ndaluar të përdorësh sinjalizimin zanor të mjetit (borinë).

Lista e testeve

Sinjali në figurë lejon pushimin e disa kategorive të mjeteve.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon drejtimet e lejuara të lëvizjes.

Lista e testeve

Sinjali në figurë tregon se jemi të detyruar të kalojmë nga e majta e një ishulli trafiku.

Lista e testeve

Sinjali në figurë lejon të vazhdosh lëvizjen, pa e ulur shpejtësinë.

Lista e testeve

Në prani të sinjalit në figurë duhet të sigurohemi se mjetet, që vijnë nga rrugët anësore, na kanë dhënë përparësi.

Lista e testeve

Vija gjatësore e mesit të karrexhatës, kur është e ndërprerë, lejon parakalimin edhe duke kaluar përkohësisht në korsinë e sensit të kundërt.

Lista e testeve

Sipas sinjalistikës në figurë, për të vazhduar lëvizjen drejt duhet të pozicionohemi në korsinë e mesit ose në atë të djathtë.

Lista e testeve

Sinjali semaforik, si në figurë, është semafor për këmbësorë.

Lista e testeve

Fenerët semaforik, të paraqitur në figurë, ndalojnë të përshkohet korsia që ndodhet poshtë dritës së kuqe të ndezur në formë “X”.

Lista e testeve

Kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë së autoveturës në rrugët interurbane kryesore është 90 km/orë.

Lista e testeve

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të përshtatet me kushtet dhe ngarkesën e trafikut.

Lista e testeve

Kur lëvizet në rast mjegulle, duhet të përdorim fenerët antimjegull (mjegullçarës) ose fenerët joverbues.

Lista e testeve

Kur lëvizet në rrugë të mbuluara me dëborë, duhet të ngadalësohet shpejtësia.

Lista e testeve

Sipas sinjalistikës në figurë, mjeti B për tu kthyer majtas duhet të ndezë sinjalin e majtë në momentin që fillon të kthehet majtas.

Lista e testeve

Në afërsi apo në vazhdimësi të kryqëzimeve ndalohet të ndezësh sinjalizimin e drejtimit.

Lista e testeve

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, tramvaji T duhet të presë kalimin e mjetit A.

Lista e testeve

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet kalojnë kryqëzimin sipas radhës: R, C, A.

Lista e testeve

Ndalohet parakalimi në afërsi ose në vazhdimësi të “KALIMEVE NË NIVEL” pa barriera ( të papajisura me semafor ).

Lista e testeve

Para se të fillojë parakalimin, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë në kohë sinjalin përkatës, për t’i treguar drejtuesit të mjetit që ka mbrapa se ka ndërmend të kryejë parakalim.

Lista e testeve

Në autostrada lejohet qëndrimi i mjeteve për të marrë pasagjerë.

Lista e testeve

Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut vendoset në krahun e majtë të karrexhatës.

Lista e testeve

Kontrolli teknik ka të njëjtin afat kohor vlefshmërie për të gjitha mjetet rrugore, pavarësisht llojit dhe destinacionit.

Lista e testeve

Jastëku i ajrit (airbag) mund të jetë i rrezikshëm, nëse nuk vihet rripi i sigurimit.

Lista e testeve

Në rast aksidenti rrugor, drejtuesi i mjetit duhet të veprojë duke ruajtur gjendjen e vendit të aksidentit si dhe gjurmët e tij, por gjithmonë duke garantuar sigurinë e qarkullimit.

Lista e testeve

Dhënia e ndihmës për një të aksidentuar në rrugë është detyrim ligjor dhe moral.

Lista e testeve

Qëllimi i ndihmës së parë është të ndihmojmë të dëmtuarin, sa më mirë të jetë e mundur, në pritje të ndihmës mjekësore.

Lista e testeve

Nëse i dëmtuari nga aksidenti rrugor ka një ose më shumë fraktura në gjymtyrë, gjymtyra e thyer duhet të bëhet e palëvizshme me mjete të rastit deri në mbërritjen e ndihmës parë.

Lista e testeve

Korsitë e biçikletave janë pjesë e rrugës.

Lista e testeve

Sinjali në figurë fton drejtuesit e mjeteve të shmangin zhurmat në afërsi të një qendre të ndihmës mjekësore.

Lista e testeve

Sinjali në figurë sinjalizon se shumë afër ndodhet një pallat sporti për lojëra olimpike.

Lista e testeve

Paneli plotësues në figurë tregon rrugë malore me rrezikshmëri të lartë.

Lista e testeve

Paneli plotësues në figurë tregon që në ditët dhe në orët e caktuara është i ndaluar pushimi për makinat pastruese.

Lista e testeve

Përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor është i detyrueshëm gjatë gjithë kohës së lëvizjes, pavarësisht llojit të rrugës.

Lista e testeve

Lejedrejtimi e kategorisë A1, A2, A, B1, B dhe BE është e vlefshme për 10 vjet, kur u jepet personave me moshë deri në 50 vjeç.

Lista e testeve

Personi përgjegjës në një aksident rrugor nuk i nënshtrohet sanksioneve të Kodit Rrugor.

Lista e testeve

Për të ulur konsumin e karburantit është mirë të evitohen rrugët e sheshta dhe fushore.

Lista e testeve

Gjendja teknike e sistemit të drejtimit ndikon në qëndrueshmërinë e mjetit në lëvizje.

Lista e testeve